Njëlloj si Lebroni e Grizmani, Pogba i jep lamtumirën Junajtidit nga … televizori!

Nuk do ta vazhdojë më karrierën në “Old Traford”. Kjo ishte e qartë për Pol Pogbanë madje po “hidhej fall” nëse do të shkonte tek Juventusi apo Paris SG, por sidoqoftë nuk pritej që të ndahej në këtë mënyrë. Mesfushori francez e dha “lamtumirën” nga “djajtë e kuq” duke folur në televizor, diçka që e kishin bërë përpara tij Lebron Xhejmsi dhe Antuan Grizmani, që të dy të kritikuar. Nuk dihet se ku do të vazhdojë karriera e Pogbasë pas largimit nga Mançester Junajtidi, ndoshta në Francën e tij tek PSG-ja apo tek Juventusi. Mediat italiane janë të bindura që do të ndodhë kjo e dyta.

Sfidanti.al