Pas Manesë edhe Salah, duket se askush nuk e do Liverpulin

Të jemi të qartë, futbollistët profesionistë shohin më shumë tek shuma financiare në kontratë sesa tek stema në fanelën që kanë veshur, dhe kjo jo thjesht sepse pengohen nga pozicioni fizik i saj. Një paradoks duket se po ndodh tek Liverpuli pasi skuadra nënkampione e Anglisë dhe nënkampione e Europës, si dhe fituese e dy kupave vendase, mund të humbasë yjet kryesorë pikërisht për shkak të parave. Sadio Mane pritet të bashkohet me Bajernin, ndërsa Mohamed Salah, që fillimisht tha se do të vazhdonte edhe një sezon të paktën, mund të largohet gjithashtu. Mediat angleze shkruajnë se sulmuesi egjiptian madje mund të vendoste të kalonte në një rival në Premier Ligë, nëse të kuqtë nuk do të pranonin kërkesat e tij për rrogën, për ta bërë lojtarin e 6-të më të paguar të botës. Salah do të donte të ishte vetëm prapa Mbapesë, Nejmarit, Mesit, Ronaldos dhe Halandit.

Sfidanti.al