Nëse do të kishte ndodhur ndryshe, skuadra e trajnerit Pioli do të kishte më shumë pikë, ndoshta 6, dhe do të ishte më bindshëm në krye të renditjes së Serisë A. Arbitrat dhe VAR-i i kanë prishur punë tri herë, dhe gjithmonë ka ndodhur në “San Siro”.
Milan-Napoli (0-1): Në minutën e 90-të u anulua goli i shënuar nga Kesie pas shqyrtimit nga VAR-i. U cilësua aktiv pozicioni jashtë loje i Zhirusë me sulmuesin francez që ishte në tokë.
Milan-Specia (1-2): Mesiasi shënoi golin për 2-1 në minutën e fundit, por loja ishte ndaluar pak më parë për një ndërhyrje të gabuar ndaj Rebiçit, ndërsa gjyqtari Masa nuk lejoi avantazhin. Më pas, ai i kërkoi falje milanistëve. Në fund, Specia shënoi golin e fitores.
Milan-Udineze (1-1): Goli i shënuar nga skuadra mike erdhi pasi topi u prek me dorë. Gjyqtari iu drejtua VAR-it, por edhe pasi e shqyrtoi në kamera me përsëritje, e la golin që të qendrojë.
Sfidanti.al