“Rinia e dytë” e Nadalit: Ndihem sikur jam çliruar, plot me energji!

Tenisti i shquar spanjoll po përjeton një moment në jetë dhe në karrierë, që mund të cilësohet pa frikë si një mrekulli. Pas një dëmtimi të gjatë, që e detyroi të mendonte edhe lënien e sportit, ai u kthye si fitues i Australian Openit (pa Gjokoviçin përballë, që nuk u lejua), ndërsa po e vazhdon formën e madhe në Turneun e Hapur të Meksikës në Akapulko. Spanjolli fitoi 2-0 ndaj numrit 1 të botës, rusit Danil Medvedev, madje duke dominuar setet 6-3 e 6-3. Në finale, Nadali do të luajë ndaj britanikut Kameron Norris. “Ndihem si i çliruar që po luaj pa dhimbje, pa dëmtim, – tha 35-vjeçari, – po e shijoj çdo ditë, ndihem i lirë dhe plot me energji”. Fituesi i 21 Grand Slemeve (rekordi botëror) ka 14 suksese në 14 ndeshje në 2022.

Sfidanti.al