Silvio Berluskoni me shumë gjasa ishte për herë të fundit si president i Milanit në stadiumin “San Siro” këtë mbrëmje të së dielës. Njeriu që bleu klubin që në 1985 dhe e ktheu në një nga më të mëdhenjtë e botës, të paktën po largohet me një fitore. Katalanasi i ardhur nga Evertonit, Deulofeu, shënoi në minutën e 31-të për 2-1, dhe ky rezultat mbeti në fuqi deri në fund, në ndeshjen shtëpiake ndaj Fiorentinës në Serinë A.
Juraj Kuçka kaloi Milanin në avantazhin e parë në 16’, por Nikola Kaliniç barazoi shpejt për të ardhurit nga Firence (20’). Pjesa e parë e bukur dhe me gola pati edhe rrjetën e ish-lojtarit të Barcelonës, një ekzekutim vërtet i bukur. Pas pushimit nuk pati të reja të tjera. Kjo fitore e ndihmon Milanin e trajnerit Montela të mbetet në pretendime për të shkuar të paktën në Ligën e Europës, pasi ka 44 pikë, -4 nga vendi i pestë. Fiorentina, në të kundërt, pati humbje të hidhur, pasi të besuarit e trajnerit Paulo Souza janë 8 pikë prapa Interit dhe Atalantës.
Sfidanti.al