Mesi shpëton Barcelonën nga turpi i radhës, ai me Leganjesin!

Që titulli kampion është më larg se Hëna, këtë e dinin thuajse të gjithë, që më përpara. Veçse që Barcelona të ketë nevojë për një penallti në minutën e fundit që të fitojë ndaj Leganjesin në “Kamp Nou”, këte e mësuan sonte. Lionel Mesi ishte njeriu që mori përsipër goditjen e 11-metërshit dhe që e ekzekutoi me sukses për rezultatin final 2-1. Katalanasit i morën tri pikët dhe tani kanë 51, vetëm 1 më pak sesa Reali, por renditja është e gënjeshtërt pasi madrilenët do të luajnë dy ndeshje të prapambetura, në fushat e Valencias dhe Seltës.

Skuadra që dikur quhej pa mëdyshje si më e mira e botës, u duk qartë se e kishte ndjerë goditjen e rëndë pas disfatës 0-4 në fushën e Paris SG për të tetat e finaleve të Ligës së Kampionëve. Mesi shënoi që në minutën e 4-ët për 1-0 dhe u mendua se të paktën këtë herë katalansit do të ishin ndryshe, por jo. Në 71’ erdhi tronditja kur Unai Lopez barazoi, veçse penalltia në fund ndaj Nejmarit ishte e drejtë.

Sfidanti.al