Milan-Pioli, kontratë deri në 2023 (4), me rrogë 3 milionë euro në vit

Meriton gjithçka për atë që ka dhënë në 106 ndeshje duke ndryshuar fatin e një skuadre. Stefano Pioli është një nga faktorët më të rëndësishëm që Milani është kthyer në skuadër të rëndësishme në Itali, dhe po përpiqet ta bëjë në Europë pas shumë vitesh shpërfytyrimi. Klubi i ka dhënë rinovimin për kontratën që skadonte në fund të sezonit, dhe flitet për një marrëveshje deri në 2023, por me mundësi për ta zgjatur deri në 2024. Rroga, sipas mediave italiane, është shtuar me 30 për qind, dhe do të jetë 3 milionë euro në sezon. Pioli ka fituar mesatarisht 1.96 pikë për ndeshje, doli vjet i dyti në Serinë A pas Interit, ndërsa këtë sezon është në krye bashkë me Napolin, me nga 32 pikë.

Sfidanti.al