Heroi i Lacios është Imobile, por të dalluar janë edhe Hysaj e Strakosha

Portieri kuqezi ende nuk e ka fituar “pasaportën” e titullarit të zakonshëm, por gjithsesi vendin e tij në Europë nuk e ka humbur. Tomas Strakosha do të ketë mundësi të vazhdojë të luajë për Lacion, sepse skuadra italiane fitoi 3-0 në Ligën e Europës ndaj Lokomotivës së Moskës duke qenë pranë vendit të parë në grup. Mjafton që të fitojë në “Olimpiko” me Gallatasarajin dhe skuadra e Sarrit do të jetë në vend të parë. Dy gola në Moskë u shënuan me penallti nga Çiro Imobile, ndërsa një tjetër nga Pedro. Strakosha dhe Hysaj ishin titullarë, duke qenë një garanci për kryeqytetasit. “Tashmë jemi kualifikuar, por duam vendin e parë, – tha trajneri Sarri, – po vijnë lajme të mira. Një ditë vendimtare në një grup shumë të vështirë. Jam i kënaqur, Pedro është një lojtar fenomenal”.

Sfidanti.al