Mihajloviç sakrifikon për Bolonjën, Bolonja fiton edhe për të!

Ndoshta nuk do të shkojë dot në Champions, pasi Atalanta është larg, por gjithsesi është skuadra e të papriturave më të mëdha këtë sezon. Bolonja as nuk mendohej se mund të ishte në vendin e 6-të në Serinë A këtë vit, por me një Sinisha Mihajloviç që nuk ndalohet as nga semundja e rëndë, gjithçka mund të arrihet. Ish-mesfushori serb sakrifikoi sërish duke u paraqitur në stadiumin “Olimpiko”, për sfidën e parë të fundjavës ndaj Romës, edhe pse sapo kishte dalë nga spitali.

Bolonja iu përgjigj sakrificës së trajnerit të saj, duke fituar edhe për të, madje në fushën e një skuadre që ishte dhe mbetet pretendente për Champions. Sukses 3-2 me gola të shënuar nga Rikardo Orsolini dhe Musa Barrou (2), ndërsa për vendasit realizuan Densvil (autogol) dhe Henrik Mkitarian. Brajan Kristante e la Romën me 10 vetë në minutën e 80-të. “Jam krenar për djemtë, – ishin fjalët e Mihajloviçit, – ne po japim maksimumin, po vendosim zemrën në fushë, edhe pse ka skuadra me cilësi më të madhe se ne” Bolonja është në vend të 6-të në Serinë A, me 33 pikë pas 23 javëve (8 fitore, 6 barazime, 8 humbje, golat: 37-36), ndërsa Roma ka 39 pikë. Nëse bolonjezët nuk kapin dot Championsin, të paktën të luftojnë për Ligën e Europës.

Sfidanti.al