Super Bowl gjithnjë është eventi televiziv më I ndjekur në SHBA dhe ai I këtij viti nuk bëri përjashtim. Shifrat për audiencën e sfidës mes Kansas City Chiefs dhe San Francisco 49ers janë vërtet impresionuese. Në fakt fitorja 31-20 e Chiefs kundrejt 49ers pati një mesatare prej 100 milionë shikuesisht, por duke marrë parasysh edhe personat që e ndoqën atë në streaming, shifra totale shkon në 102.1 milionë shikues, duke u shndërruar në Super Bowl e 10 më të ndjekur në histori dhe eventi I 11 televiziv më I parë I të gjitha kohërave
Rekordin në këtë pikë e mban Super Bowl I 2017 mes Atlanta Falcons dhe Neë England Patriots me 148.5 milionë shikuesish me një share prej 69%, nivel që shkoi në 70% në kohën shtesë të kësaj sfide. Përsa I përket share më të lartë të të gjitha kohërave e ka Super Boël I XVI kur Bengals dhe 49ers arritën në nivelin 73%.
Ashtu sic ishte e parashikueshme, qytetet e përfshira në këtë finale, Kansas City dhe San Francisco kane regjistruar përqindjet më të larta të audiencës respekivisht 89 dhe 83%. Fundi I ndeshjes u ndoq praktikisht nga cdo banor I qytetit; në fakt u përllogarit se në periodën e fundit audience në qytet ishte 97% dhe në këtë pikë me të drejtë lind pyetja; cfarë po bënte pjesa tjetër prej 3%?
Kanë qenë 11 spektakle në historinë e televizioneve amerikane që kanë regjistruar një mesatare prej 100 milionë shikuesish,10 nga të cilat janë Super Boël. I vetmi shoë që kaloi 100 milionë shikues dhe që nuk është një finale e NFL ishte ai I vitit 1983, episodi I fundit I M*A*S*H në CBS që vuri para ekranit 106 milionë persona
Sfidanti.al