Të dy ekipet që do të ndeshen në Champions, po i humbasin “puplat” njërën pas tjetrës. Bajernit iu dëmtuan Manuel Nojer, Sadio Mane, Lykas Hernandez, por Paris SG i nisën dhimbjet e kokës më vonë. Fillimisht, Kilian Mbape mbeti jashtë duelit, ndërsa Nejmar është në dyshim. Së fundmi, edhe Lionel Mesi ka një problem pas ndeshjes së Kupës që kampionët e Francës e humbën ndaj Marsejës duke u eliminuar. Gjithsesi, lajmet janë që Mesi është “thyer”, por vetëm ka lodhje, ndaj edhe duhet të pushojë. Me gjasë, kampioni i botës nuk do të luajë ndaj Monakos në kampionat për të qenë gati për Bajernin.
Sfidanti.al