Kroati Luka Modriç i Realit të Madridit u shpall se plejmejkeri (mesfushori) më i mirë për vitin 2018 nga Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe i Statistikave të Futbollit (IFFHS). Ky organizator loje gjatë votimit, në të cilin morën pjesë ekspertë futbolli nga 90 vende, grumbulloi 272 vota.
Mbas Modriçit u rreshtuan: Lionel Mesi i Barcelonës – 144 vota, Eden Azari i Çelsit – 114, Kevin de Bryn – 36, ndërkohë që Nejmari arriti të grumbullojë vetëm 18 vota!
Sikurse dihet, Modriçi për vitin e kaluar fitoi “Topin e artë” si futbollisti më i mirë i botës, ndërkohë që ai në Botërorin e fundit të Rusisë udhëhoqi Kroacinë deri te vendi i dytë.
Sfidanti.al