Klopi mburr Solskjerin: E meriton të jetë trajner i Junajtidit

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, vuri në dukje se trajneri i Mançester Junajtidit, Ole Solskjer, e ka treguar se e meriton të jetë trajner i këtij ekipi, ndërkohë që tani për tani ai është trajner i përkohshëm i “djajve të kuq”. Në prag të ndeshjes mes Liverpulit dhe Junajtidit, Klopi bëri komentin e tij:
“Unë jam trajner dhe e di se ne nuk jemi magjistarë. Ne nuk mund t’i themi një futbollisti se ‘ti, nuk je i mirë’, por ne mund të përpiqemi ta bëjmë atë më të mirë. Sidoqoftë, ne jemi të bekuar, sepse kemi rreth vetes futbollistë shumë të mirë dhe Ole Solskjeri po e kryen shkëlqyeshëm punën e tij. Ai po bën përpjekje që të nxjerrë më të mirën nga ekipi i tij dhe me punën që po bën, ai tregon më së miri se e meriton të jetë trajner i Junajtidit”.
Sfidanti.al