Nëse ka një skuadër me të cilën Golden Stejt nuk do të dojë të përballet në playoffin e NBA, ajo është Hjuston Rokets. skuadra teksane e mundi në mbrëmjen e radhës kampionët e NBA 118-112 për herë të tretë gjatë këtij sezoni dhe të mendosh që në parket nuk ishte Xhejms Harden. Ata që shkëlqyen në parket në këtë ndeshje ishin Kris Pol dhe Erik Gordon që e mbyllën këtë sfidë me 23 dhe 25 pikë. përsa i përket Uorriors, këtë radhë treshja Durant-Kërri-Tompson e patën të pamundur t’i dhuronin fitoren skuadrës së tyre.
Nju Orlins pa Entoni Devis mundi Los Anexheles Lejkërs të cilës nuk i mjaftoi prania e Lebron Xhejms që shënoui 27 pikë. Skuadra e Pelikans e mbylli ndeshjen 128-115 në favorin e saj dhe protagonistët e saj u bënë Holidej me 27 pikë dhe Rendëll me 24 pikë
Klivlend fitoi ndeshjen e radhës me Memfis 112-107 dhe lideri i tij u bë Kevin Love. basketbollisti i Kavaliers shënoi 32 poikë në këtë ndeshje duke vendfosur një rekord personal për këtë sezon. Duket se lojktari i skuadrës nga Ohajo është kthyer në formën e tij më të mirë pas dëmtimit duke qenë se ka regjistruar një mesatare prej 16.5 pikësh [ër ndeshje këto kohët e fundit.
sfidanti.al