Mesi për Mbapenë: Meriton projekt fitues, shkon tek Barça, po deshe edhe tek Reali!

Kampioni i botës i paska dhënë opinionin e tij yllit (ende) të ri francez, duke gjykuar sesi do të ishte më mirë për të, që të fitonte trofe. Lionel Mesi, sipas mediave spanjolle, i ka thënë miqësisht Kilian Mbapesë që të shkojë në një skuadër ku mund të fitojë trofe. “Dëshira ime është që ti të shkosh tek Barcelona, – mësohet se ka thënë Mesi, – por, nëse dëshiron të shkosh tek Reali, bëje. Të duhet një projekt fitues”. Vetë Mesi u largua nga Paris SG pas dy sezoneve, pa mundur të fitonte Championsin dhe zgjodhi Interin e Majemit në SHBA. Mbape besohet se do të shkojë tek Reali, ndonëse ende nuk dihet mirë.

Sfidanti.al