Kapiteni i Uest Hemit është njëri nga futbollistët më të kërkuar në Europë sot për sot. Deklan Rajs ka shumë elementë që e justifikojnë interesimin për të, i cili vjen nga Arsenali, Bajerni, Mançester Junajtidi dhe Mançester Siti. Klubi i trajnerit Pep Guardiola besohet se është në avantazh tashmë, duke kaluar Arsenalin, pasi do të ofrojë 100 milionë paundë stërlina, e ndoshta mund të fusë ndonjë lojtar në “pazar”. Arsenali ka ofruar deri në 90 milionë paundë, por Uest Hemi e ka hedhur poshtë, ndërsa mund të japë 80+20, dhe Rajsit një rrogë 200 000 paundë në javë. Siti ka nevojë për Rajsin tani që Gyndogan shkoi tek Barcelona, ndonëse nga Çelsi u mor Mateo Kovaçiç.
Sfidanti.al