Mesi: Nuk ka asnjë problem mes meje dhe Mbapesë tek Paris SG!

Të dy po vazhdojnë të luajnë në “Parkun e Princave” dhe ëndrra mbetet Championsi, ndërsa ka pyetje sesi shkojnë me njëri-tjetrin Lionel Mesi dhe Kilian Mbape. Dy yjet kryesorë të Paris SG (bashkë me Nejmarin), nuk kanë pasur ndonjë problem, dhe se thuhet se nuk janë vërtet shokë, ndërsa argjentinasi pohon se çdo gjë është normale. “Ne shkojmë mirë me njëri-tjetrin, – thotë Mesi, – shumë mirë. Kemi folur pak për finalen, për festimet në Argjentinë dhe asgjë më shumë. Natyrisht, nuk është gjë e mirë që Kiliani të kujtojë një humbje, por edhe unë e kam humbur një finale botërori. Për këtë arsye, nuk dua të flas për finalen me Kilianin, ndërsa nuk kemi asnjë problem”.

Sfidanti.al