Çmenduri çmimesh në NBA për rekordin e pikëve të Lebronit!

Ka një nivel të pabesueshëm të kostos së biletave për ndeshjen që Los Anxhelos Lejkërsat do të luajnë ndaj Oklahoma Sitit. Në SHBA thonë se Lebron Xhejmsi po jeton një javë-kyç në karrierën e tij, dhe do të bëhet shënuesi më i mirë në historinë e ligës së basketbollit më të fortë në botë, NBA-së. Ai është vetëm 63 pikë prapa legjendës Karim Abdul Xhabar dhe ndeshjet radhazi janë ndaj Nju Orlinsit, Oklahomës dhe Miluokit. Besohet se ai mund t’ia dalë në të dytën, ndaj edhe çmimet e biletave kanë arritur majat. Më e shtrenjta kushton 92 000 USD!

Sfidanti.al