Mesi e Ramos, “armiqtë” bashkë kundër ndeshjes në SHBA

Lionel Mesi e Sergio Ramos janë dy kapitenë që besohet të jenë gjithnjë në anë të kundërta të barrikadës, por padyshim ka raste kur ata janë bashkë. Një i tillë vjen pikërisht tani, për të kundërshtuar idenë e ligës spanjolle për të luajtur një ndeshje në SHBA. Kapiteni i Barcelonës dhe ai i Realit të Madridit do të jenë udhëheqësit e grupit të kapitenëve të kampionatit, dhe do të jenë sot në selinë e Federatës Spanjolle të Futbollit për të shprehur mendimin e tyre kundër.

Kapitenët janë zemëruar duke thënë se liga spanjolle nuk i konsultoi kur vendosi të nënshkruante një kontratë 15-vjeçare për të luajtur ndeshje në Amerikë, me qëllim që të ndihmoi zgjerimin e futbollit përtej Atlantikut. Edhe Federata Spanjolle ka dalë kundër, duke thënë se po ashtu ajo nuk ka ditur asgjë.

Sfidanti.al