Një kampion bote ikën në turin e parë të Kupës së Gjermanisë

Shtutgarti ishte një nga emrat e rëndësishëm të futbollit gjerman, të eleminuar që në turin e parë të Kupës së Gjermanisë. Pavarësisht mrekullisë që realizoi Rostoku, kjo nuk ishte ndonjë habi e madhe në një kupë të mësuar me të papritura, por e veçnta ishte që së bashkë me Shtutgartin, u eleminua edhe një kampion i botës.

Benzhamen Pavar, medalist i artë në Botërorin e Rusisë me Francën, doli me kokën ulur nga stadiumi i Rostokut, dhe për më tepër, ishte edhe shumë i mërzitur. Kjo gjendje nuk pati lidhje vetëm me humbjen, por edhe me faktin se Pavar mbeti në stol për 90 minuta. Trajneri Tajfun Korkut, theksoi se “zemërimi i Pavarit është gjë e mirë për Shtutgartin, pasi tregon sesa shumë është i lidhur ai me ekipin”. “Unë duhet ta përmbaja lojtarin tim pasi ai donte të luante, veçse nuk kishte formën e duhur, – vazhdoi Korkuti, – Pavari është kthyer në stërvitje shumë vonë, pasi pushoi pas fitimit të Botërorit”.

Sfidanti.al