Juventusi duket se ka qëlluar në shenjë me marrjen e Kristiano Ronaldos. Superylli portugez ndoshta nuk e ka rendimentin e dikurshëm, atë të viteve më të mira tek Reali, por kjo nuk mund të thuhet për “rendimentin” e tij të popullaritetit (dhe është pikërisht ky, që prodhon më shumë para). A doni një shembull? Ja ku e keni, me foton që Kristiano postoi në rrjetet sociale, ku kishte dalë bashkë me shoqen e tij, Georginën, dhe me fëmijët.
Në vetëm 10 minuta, fotoja me Ronaldon, Georginën, 3 fëmijë të vegël dhe djalin më të madh të CR7-ës, mori plot 1 milionë pëlqime në Instagram. Tashmë, në Itali është lajm çdo gjë që bën Ronaldo, kur ai është në pishinë, në palestër, në Liqenin e Komos apo në stërvitje. Padyshim, edhe kur është në fushë.
Sfidanti.al