Ankthi i gjithë Europës është se kush do ta zbresë Realin e Madridit nga froni i Championsit. Dino Xof, ish-legjenda e Juventusit dhe e Italisë, beson se ekipi bardhezi i ka të gjitha “kartat” në rregull për t’ia dalë kësaj detyre të vështirë. “Nuk mendoj se (Juventusi) ka më pak cilësi sesa Reali, – u shpreh ish-portieri i madh, – përkundrazi, mendoj se në letër janë më të fortë, por kjo nuk do të thotë patjetër që të fitosh”.
Xof gjykon se një rol të rëndësishëm tek Juvja mund të ketë Paulo Dibala që “mund të luajë rolin e Iskos dhe të ndihmojë Kristiano Ronaldon”. Për të, nuk ka rëndësi se kush shënon tek torinezët, pra nuk ka shqetësim që CR7-ta nuk realizoi në ndeshjen e parë. Përsa i përket rivalëve të Juves në kampionat, Xofi vlerëson lart Napolin, ndërsa diçka më pak Interin. “Përsa i përket Interit, është forcuar dhe duket se mund të arrijë lart, por mund të ndodhë që të humbasësh ndeshjen e parë”, – bëri shaka ai.
Sfidanti.al