Mesazh emocional i Mesit, e përshkruan Iniestën me një fjalë.. fenomen!

Në një situatë, kur e gjithë media spanjolle po i kushton një vëmendje të madhe mungesës Lionel Mesit në konferencën e lamtumirës të shtypit të bashkëlojtarit të tij kohëgjatë, Andres Iniesta, superylli argjentinas, përmes profileve të tij në “botën virtuale”, i dërgoi një mesazh special kapitenit të vet dhe bashkëlojtarit të tij të kahershëm.

“Andres, unë të falendëroj për futbollin që, ti, ke luajtur gjatë të gjithë këtyre viteve. Unë kam qenë i privilegjuar që kam pasur mundësi të argëtohem me këtë sport, duke qenë pranë teje, dhe që kam kaluar momente të paharrueshëm bashkë me ty. Unë të uroj, ty, gjithçka më të mirën në etapën tjetër të re, në planin profesional dhe në jetë. Ti, je një fenomen, brenda dhe jashtë fushës. Ti, do të më mungosh shumë mua”, shkroi Mesi në profilin e tij, duke postuar edhe katër foto të përbashkëta me Iniestën.

Sfidanti.al