Mendez sulmon Luka Modriçin, mos është agjenti i Ronaldos?!

Respekti është një fjalë pa vlerë në botën e interesit. E kemi parë me Murinjon, me Ronaldon, tani e shikojmë edhe me nje “surrat” tjetër, Zhorge Mendezin. i mbiquajturi superagjenti i futbollit, e tregoi veten një superegoist me reagimin për çmimin që mori Luka Modriçi, si lojtari më i mirë i Europës për sezonin e kaluar.

“Çmimi që iu dha Modriçit ishte diçka qesharake, – u shpreh Mendezi, – Ronaldo shënoi 15 gola në Champions dhe e mbajti ekipin në krahë derisa fitoi trofeun, ndërsa çmimi i jepet një tjetri”. Mendezit, me ironi, dikush mund t’i thoshte: “Ti që flet kështu, mos je gjë agjenti i Ronaldos”! Pra, tepër i parashikueshëm, superagjenti.

Modriç ishte regjisori i Realit për sezonin e kaluar, një artist i rrallë, ishte udhëheqës i Kroacisë në Botëror, ndërsa nëse do të kishte ndonjë habi, apo gjë qesharake në çmimin e këtij viti të UEFA-s, do të cilësohej vetëm lënia e Mesit jashtë treshes së parë. Po flasim për Këpucën e Artë të La Ligës, Këpucën e Artë të Europës, kampionin e Spanjës, fituesin e Kupës së Mbretit, të Superkupës së Spanjës, dhe lojtarin më të mirë në botë.

Sfidanti.al