Dibala te Reali? Mashtrimi i merkatos vjen nga Argjentina

Dibala do te shkoje te Reali i Madridit. Kjo eshte ajo qe u lexua oret e fundit ne median argjentinase. Ai qe e publikoi lajmin e bujshem pak ore para mbylljes se merkatos ishte gazetari Maurisio Hidalgo ne profilin e tij ne rrjetin social Twitter ku theksohej se ai punonte per te perditshmen Olè per seksionin e Realit te Madridit.

Hidalgo ne postimin e tij shkruante sw Paulo Dibala kishte arritur akordi  me Realin e Madridit qe do te paguante 180 milione Euro per kartonin e tij, nderkohe qe vete futbollisti do te perfitonte 16 milione Euro me sezon.

Por rezulton se Maurisio Hidalgo mesa duket nuk eshte pjese e Olè, gje qe u konfirmua nga vete e perditshmja argjentinase dhe duke qene se lajmi nuk eshte publikuar ne asnje media tjeter pasi operacioni eshte ne kufijte e se pamundures, le te kuptohet se e gjithe kjo histori eshte e sajuar.

Sfidanti.al