Sezoni i ri ne Champions; Mancester Siti shihet si favorit

Liga e Kampioneve po behet gati te ngreje siparin e sezonit te ri te saj dhe ashtu sic ndodh cdo vit, kompanite e basteve bejne parashikimet per skuadren fituese. Reali i Madridit eshte skuadra kampione ne fuqi e evenimentit, por ‘Los Blancos’ nuk shihen si favoritet per triumfin final.

Me fakt kompanite e basteve shohin si pretendent kryesor per fitoren e Ligese se Kampioneve pikerisht Mançester Sitin e Pep Guardioles, fituesin e Premier League qe ka koeficentin 6. Ne vendin e dyte eshte Juventusi i Cristiano Ronaldos me kuoten 7, ndersa ne vendin e trete dhe te katert jane Paris Sen Zhermeni dhe Barcelona te kuotuara me koeficentin 7.5.

Peseshen e skuadrave pretendente per fronin e kampionit te Evropes e ploteson Bajerni i Mynihut me koeficentin 9. Persa i perket Reali i Madridit, skuadra merenges qe ndjen peshen e largimit te Ronaldos ne kuotat e basteve ka koeficentin 10 i ndjekur nga Liverpuli me koeficent 11.

Sfidanti.al