Loja e Çelsit, gjatë këtij sezoni, karakterizohet nga një zotërim më i madh i topit dhe shumë pasime, ndërkohë që gjithçka vërtitet rreth beniaminit të trajnerit Mauricio Sari, Zhorzhinjo. Ky futbollist italian gjatë ndeshjes së tretë të “bluve” të Londrës dha 158 pasime të suksesshme që është më shumë sesa pasime ka dhënë i gjithë ekipi komplet i Njukasllit -131 pasime të suksesshme.
Në historinë e Premier Ligës Zhorzhinjo është i treti sa i përket këtij parametri. Më parë, në ndeshjen kundër Çelsit Ilkaj Gindogan dha 167 pasime të suksesshme, kurse Fernandinjo kundër Evertonit -164 pasime të suksesshme.
Sa u përket ekipeve, në vend të parë qëndron Mançester Siti që në ndeshjen kundër Çelsit gjatë sezonit 2017/18 – bëri 976 pasime të sakta, ndërsa Çelsi kishte në ndeshjen e fundit me Njukasllin 913 pasime të tillë.
Sfidanti,al