Mëkat që titulli nuk fitohet nga Man. Siti apo Liverpuli!

Premier Liga mund të të ofrojë shumë ndeshje për t’i pasur si kopertinë në çfarëdo albumi futbolli, dhe padyshim një e tillë mund të përzgjidhej ajo që u luajt sot në stadiumin “Etihad”. Mançester Siti dhe Liverpuli dhanë një spektakël të vërtetë për të kënaqur gati 55 000 tifozë në impiant, dhe miliona të tjerë para televizorit në të gjithë botën. Përfundoi 1-1, me të dyja skuadrat që patën rastet për të shënuar më shumë dhe për të pretenduar fitoren.  Xhejms Milner kaloi miqtë në epërsi me penallti në 51’ dhe barazoi Kun Aguero në 69.

Veçse, siç thotë aksioma në Angli, titulli kampion nuk fitohet nga skuadra të paparashikueshme, si këto të dyja. Siti dhe Liverpuli kanë bërë nga të gjitha gjërat këtë sezon, që nga triumfet e mëdhenj, ndeshjet e bukura, deri tek humbjet zhgënjyese dhe futbolli anonim. Në të kundërt, në krye të Premierit është Çelsi i Antonio Kontes, jo shembulli më i madh i lojës sulmuese.

Për më tëpër, Siti e Liverpuli rrezikojnë kualifikimin në Champions. Fitorja e Totenhemit i ngjiti “gjelat” e Londrës në 59 pikë ndaj 57 të ekipit të Guardiolës dhe 56 të atij të Klopit. Çelsi është larg me 69 pikë, por fare pranë është Mançester Junajtid me 52 dhe dy ndeshje më pak se Liverpuli e një më pak se Siti.

Sfidanti.alsiti liverpul1