Meguajër jashtë Junajtid, Çelsi do mbrojtësin anglez

Pasi iu hoq shiriti i kapitenit nuk u prit mirë nga qendërmbrojtësi i “djajve” të Mançester Junajtid, Herri Meguajër, i cili tashmë ka kërkuar të largohet nga “Olld Traford” dhe mesa duket “djajtë” nuk do të bëjnë asnjë lëvizje për ta mbajtur mbrojtësin në Mnaçester.

Mirëpo, surpriza nuk qëndron te fakti që Meguajër dëshiron të largohet, por te klubi që kërkon shërbimet e 30-vjeçarit. Bëhet fjalë për “blutë” e Çelsi, të cilët duan të të sigurojnë shërbimet e qendëmbrojtësit anglez gjatë kësaj merkatoje vere, por në garë nuk janë vetëm ata, pasi “çekiçët” e Uest Ham kërkojn shërbimet e Meguajër e në krahun tjetër “djajtë” nuk pranojnë më pak se 30 milionë euro për lojtarin e tyre.

 

sfidanti.al