Mediat komentojnë vendin e Ronaldos: Ciao CR7!

Në Itali e quajnë “goditja e shekullit”. Si rrufe në qiell të pastër, lajmi për kalimin e tij të pritshëm tek Juventusi, dhe mediat spanjolle dhe italiane kanë komentet e tyre. “CR7, goditja e shekullit”, – shkruan “Tutosport”, që vendos në kopertinë foton e yllin portugez veshur me fanelën bardhezi, shoqëruar me fjalët “vetëm Juve!”

Gazeta tjetër italiane, “Il Korriere delo Sport” titullon “CR7 në korrik”! “La Gazeta delo Sport” ka këtë titull: CR7 Juve, mund të bëhet! Ronaldo prishet me Realin dhe është më pranë!”

Në Spanjë, gazeta “Marka” është e sigurt: “CR7 i ka dhënë fjalën Anjelit”! Gazeta tjetër madrilene, “AS”: “Largim nga momenti në moment! Juventusi shpreson ta prezantojë nesër në stadiumin e vet!” Në formë ironike shkruan gazeta barceloniste, “El Mundo Deportivo”: “Çao (Ciao) CR7!”

Sfidanti.al