Suedia mund Anglinë me hotelin, i “ofron” gratë!

Në qytetin e Samarës ka vetëm një hotel me 5 yje, dhe për prenotimin e tij më të shkathët u treguan suedezët. Kombëtarja skandinave do të qendrojë në Hotelin “Lote”, në prag të çerekfinales ndaj Anglisë, ndërsa skuadra angleze, paksa e vonuar, u detyrua të kënaqej me një hotel më modest, me 4 yje, të quajtur “Rilindja”!

Presidenti i Federatës Suedeze, Karl-Erik Nilson, bëri shaka duke thënë se “ne tashmë jemi në avantazh 1-0”. Gjithsesi, e vërteta është se këtu nuk ka ndonjë meritë të Suedisë apo faj të Anglisë, pasi hotelet i cakton FIFA që përpara fillimit të Kupës së Botës.

Gjithsesi, gjëja më e çuditshme është në hotelin e skuadrës angleze janë vendosur WAGs-et suedeze, pra gratë, të fejuarat dhe të dashurat e Suedisë. Federata Suedeze natyrisht që nuk i deshi pranë lojtarëve, por duket se ka vrarë “dy zogj me një gur”, pasi ia ka lënë “peshqesh” kundërshtarëve.

Sfidanti.al