Më në fund, kombëtarja dhe Çelsi janë në një mendje për Brojën!

Sulmuesi kryesor i ekipit përfaqësues është i sigurt që nuk do të jetë ndaj Islandës, dhe Shqipëria humbet një “as” të fortë për sfidën e Ligës së Kombeve në Rejkjavik. Bashkë me Armando Brojën, në 6 qershor, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Edi Reja as sulmuesi tjetër, Myrto Uzuni i Granadës në Spanjë. Për Brojën thuhet se sapo ka rinisur stërvitjen tek Çelsi, pasi kaloi Kovidin dhe qendroi i izoluar e pushim për më shumë se një javë. Njoftimi zyrtar nga FSHF-ja është që 20-vjeçari do të bashkohet me kombëtaren në Durrës, kur ajo të kthehet nga Islanda. Kjo na kujton pak atë që ndodhi në ndeshjen në Angli për eliminatoret e Kupës së Botës, kur Broja u grumbullua në fund, iu dha leja nga Sauthemptoni e Çelsi, por në kombëtare u tha se nuk ishte gati. Këtë herë, duket se nuk ka një skenar të tillë, por ndoshta në atë kohë ndodhën gjëra të tjera.

Sfidanti.al