Hoxhallari “kërcen” në Rumani, por a do ta kapërcejë “pengesën” Europë?!

Me kampionatin shqiptar u përshëndet si kampion. Erion Hoxhallari vendosi t’i jepte fund karrierës së tij në Abisnet Superligë dhe të provonte veten në Europë, por pyetja që bëhet në këto raste është: A do të arrijë lojtari i talentuar dhe elegant që ta kalojë barrierën që e ndan nivelin e futbollit shqiptar, me atë ndërkombëtar. Edhe pse nuk do të shkojë shumë larg, do të jetë tek UTA e Aradit në elitën e Rumanisë, sërish sfida mbetet. Shumë lojtarë si Abazaj, Çinari apo edhe të tjerë nuk ia kanë dalë, ndërsa edhe një si Ernest Muçi po e ka të vështirë. Gjithsesi, mbrojtësi 26-vjeçar do ta provojë. Tek Aradi, ai do të bashkohet me një ish-lojtar të Tiranës, Idriz Bathën, me të cilin fitoi kampionatin në 2020, ndërsa doli kampion edhe me Partizanin në 2019. UTA e Aradit mbijetoi këtë sezon në Ligën e Parë rumune dhe do të luajë sërish në elitë vitin e ardhshëm, diçka shumë pozitive për vetë Hoxhallarin, por edhe për ekipin kombëtar, pjesë e të cilit është ai. Hoxhallari ka qenë për 10 vjet pjesë e Tiranës, që kur ishte 16 vjeç, duke dalë 2 herë kampion e duke u bërë pjesë e përhershme e formacionit sezonet e fundit, ndërsa 1 vit luajti edhe për Teutën e Durrësit. i vlerësuar si mbrojtës me karakteristika mjaft pozitive, ai la shenjë me talentin dhe goditjet e forta jashtë zone, duke shënuar disa herë gola shumë të bukur.

Sfidanti.al