Ishte një gjysmëfinale dramatike ajo mes spanjollit dhe gjermanit në “Rolan Garos”, në Paris, që nuk u vendos nga fusha e lojës, por nga dëmtimi. Aleksandër Zverez u rrëzua pas 3 orësh lojë, ndërsa nuk kishte përfunduar ende seti i dytë i njërës prej ndeshjeve më të forta të tenisit që mban mend historia. Gjermani me origjinë ruse pati dëmtim në kavilje dhe në finalen e Parisit shkon Rafael Nadal me synimin për të fituar titullin e 14-të Grand Slem në “Rolan Garos” dhe të 22-in gjithsej në karrierë, dy më shumë sesa Federer e Gjokoviç. Nga ana tjetër, Zverevi kalon nga ëndrra për titullin e parë Grand Slem në karrierë dhe për të kapur vendin e parë në renditjen botërore, tek dëmtimi që do ta lerë jashtë ndoshta për 3 muaj. Kjo do të thotë se ai do të humbasë Uimbëlldonin, e ndoshta edhe US Openin. Në 3 orë, në “Rolan Garos” u luajt seti i parë që përfundoi 7-6 për Nadalin (10-8 në brejk) dhe në setin e dytë u arrit deri në 6-5 për Zverevin.
Sfidanti.al