Mbappe: Kundër Barcelonës, rezultati është në dorën e Zotit

PSG ka një ndeshje të rëndësishme këtë të mërkurë kundër Barcelonës, e vlefshme për raundin çerekfinal të Ligës së Kampioneve. Para këtij dueli të madh, ylli i parisienëve Kylian Mbappe ka dhënë një intervistë për “Telefoot”, ku ka garantuar që ekipi i tij do të bëjë maksimumin për t’u kualifikuar. “Është koha e lojtarëve të mëdhenj. Jam gati, dhe si gjithmonë, nuk do të fshihem. Nëse shikojmë pak dinamikën që ndodhemi, kjo periudhë do të jetë koha kur duhet të bëjmë kthesën e sezonit. Në fund të prillit, ne do të kemi elementët e duhur për të përcaktuar çfarë sezonit mund të bëjmë. Jam i sigurt që do të japim gjithçka, pas kësaj … rezultati do të jetë në duart e Zotit”, deklaroi Mbappe.

sfidanti.al