Emër i ri për sulmin e Barcelonës

Barcelona synon mbylljen e sezonit në mënyrën më të mirë të mundshme, por gjithashtu po mendon edhe për merkaton e ardhshme të verës. Sipas asaj që raporton Fichajes.com, ndër objektivat e merkatos te katalanasit është edhe Benjamin Sesko. Sulmuesi i njohur po bën paraqitje të mira me fanellën e Leipzig-ut, pasi ka realizuar 12 gola dhe ka dhuruar 2 asiste në 36  ndeshje deri më tani këtë sezon. Megjithatë, konkurrenca nuk mungon për gjigandët e Spanjës. Në fakt, në Premier League, lojtari pëlqehet nga Arsenali, Chelsea. Muajt ​​e fundit është folur edhe për një interesim nga Milani, klub i cili ka nevojë për përforcime në repartin e acancuar.  Operacioni është mjaft i komplikuar për Barçën, për shkak të situatës ekonomike të klubit. Për të siguruar Seskon, duhet paguar klauzola e tij e lirimit prej 50 milionë eurosh, shifër kjo mjaft e lartë.

sfidanti.al