Mbapeja është mbi Benzemanë, por larg nivelit të Mesit

Flasim për epokën kur legjenda argjentinase ishte në kulmet e tij, dhe ishin kulme që zgjatën për rreth 15-16 vjet. Lionel Mesi mbetet ende i paarritshëm edhe pse këtë sezon bëri më pak sesa Kilian Mbapeja apo Karim Benzemaja. Argjentinasi mori pjesë në 21 gola këtë edicion, nga të cilët 4 gola dhe 13 asistë në Ligën e Parë të Francës. Më i miri në këtë ligë ishte Kilian Mbape që vuri “vulën” në barazimin 3-3 të Paris SG në fushën e Strasburgut. Sulmuesi 23-vjeçar shënoi 2 herë dhe tani ka 24 gola e 15 asistë në kampionat. Në total, në sezon, Mbapeja ka 35 gola e 23 asistë, duke qenë më lart sesa patrioti i tij i Realit të Madridit, Karim Benzema. Ky i fundit arriti në 41 gola e 13 asistë në 41 ndeshje. Në total, Mbapeja ka 58 kontribute te golat, ndërsa Benzemaja ka 54.

Sfidanti.al