Nga Nagelsmani tek … Benzemaja, 4 arsyet e Levandovskit për të ikur nga Bajerni

Mediat gjermane nuk janë kursyer për këtë temë, por po ashtu edhe ato të tjerat në Europë. Së fundmi, është e përditshmja britanike “Ekspres” (The Express) që rreshton 4 arsye që sipas saj do të bëjnë që Robert Levandovski të largohet nga Bajerni, ose të paktën që po ndikojnë që ai të mendojë largimin. Këto arsye i rreshtojnë mediat bavareze dhe janë sipas radhës këto: 1. Levandovski mendon se Bajerni nuk ka ngulmuar sa duhet për ta mbajtur; 2. Levandosvki nuk dihet edhe aq mirë me skemat e trajnerit Julian Nagelsman; 3. Levandovski e di se Bajerni po përgatit një marrëveshje ambicioze për Erling Halandin (edhe pse norvegjezi jepet si lojtar i Man. Sitit); 4. Levandovski ndjen se Reali i Madridit është sjellë ndryshe me Karim Benzemanë, edhe pse francezi është 33 vjeç, po aq sa polaku, diçka që e ka bërë atë që të ndihet i ofenduar.

Sfidanti.al