Mbape: Nuk ngopem me fitore, dua të shkruaj historinë e futbollit

Kilian Mbape ka qenë tepër i drejtpërdrejtë në deklaratat e tij pas fitores së çmimit të Futbollit Botëror (Globe Soccer) në Dubai. Ylli i Francës dhe i Paris SG ishte ambicioz ndërsa mori për herë të parë në karrierë një çmim të tillë në duart e tij, kurse më parë nuk kishte pasur sukses as në çmimin e Topit të Artë dhe as në atë të FIFA-s.

“Është kënaqësi e madhe që jam këtu në Dubai, – tha Mbapeja, – Unë dua që të fitoj gjithnjë e më shumë. Nëse shikoni në botën e futbollit, aty ka shumë lojtarë të mëdhenj dhe nëse ti bie në gjumë, është shumë e lehtë të mbetesh prapa. E quaj veten me fat që luaj për një ekip të madh klubi dhe në kombëtare, por nuk kam ndërmend të shoh prapa se çfarë arritur. Nuk dua të mendoj për çfarë kam fituar, synimi im është të vazhdoj fitoret. Unë dua që të shkruaj historinë e futbollit”.

Sfidanti.al