Portugezi ka marrë kritika të mëdha pas paraqitjes së dobët që pati në barazimin e ekipit tij në “Sent Xhejmsis Park” ndaj Njukasëllit në Premier Ligë. Pasi e qortoi Geri Nevil, edhe ish-ylli i Francës dhe i Çelsit, Frank Lebëf, ishte kritik. “Ai nuk ka pse mërzitet në këtë mënyrë, – tha ai, – nuk e detyroi kush që të firmoste me zor për Mançester Junajtidin. Ai e dinte nivelin e ekipit, e pamë vjet sesi ishte. Tani, atij i takon që të ndihmojë shokët dhe të mos bëjë skena”.
Loja e “djajve të kuq” bindi as trajnerin Ralf Rangnik. “Në të vërtëtë ndeshja nuk më pëlqeu fare, – tha gjermani, – ne duhet të jemi më të mirë në kontrollin e ndeshjeve. Kjo ka lidhje me energjinë dhe forcën fizike. Ne nuk i fituam dyluftimet”. Mançester Junajtid rrezikon të mos kualifikohet në Champions sezonin e ardhshëm, ndërsa ndodhet 7 pikë prapa Arsenalit të vendit të katërt.
Sfidanti.al