Ançeloti, Eto dhe Alvesh, “mashtruesit” me taksat në Spanjë!

Autoritetet tatimore spanjolle çdo fund viti botojnë listën me personat apo bizneset që kanë detyrime ndaj tyre në nivelin nga 600 000 euro e lart. Në këtë listë, ku janë gjithsej 7 277 taksapagues, bëjnë pjesë edhe 3 emra të njohur të futbollit, si trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, legjenda e Barcelonës, Samuel Eto dhe mbrojtësi brazilian Dani Alvesh, që është kthyer në “Kamp Nou”. Të tre bashkë kanë një detyrim prej 4.4 milionë eurosh, ndërsa Alvesh është “mashtruesi” më i madh me 1.2 milionë euro. Vjet ishte Nejmari në listë, madje me një shifër tepër të lartë prej gati 35 milionë eurosh, ndërsa në të kaluarën probleme kanë pasur Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi.

Sfidanti.al