Të jetë e vërtetë: Ronaldo i ofrohet Barcelonës!

Duket e vështirë një gjë e tillë, por ku i dihet, ndonjëherë mediat dinë gjëra që të tjerët nuk i mësojnë dot lehtë. Kristiano Ronaldo i ofrohet Barcelonës, sipas “El Mundo Deportivos”, ndërsa po sipas kësaj gazete, nuk është aspak i lumtur tek Mançester Junajtidi. E përditshmja informon se Ronaldo ka kontaktuar Gerard Pikenë, ish-rivalin e tij të vjetër në duelet “El Klasiko”, ndërsa agjenti i tij, Zhorge Mendes, po bisedon me Zhoan Laportën. Nuk dihet nëse kjo është e vështirë, nëse portugezi do të pranonte të shkonte tek rivali i madh i Realit, për të cilin luajti 9 sezone. Po ashtu, edhe nëse e gjitha kjo është e vërtetë, nuk dihet nëse Barcelona do të ketë financat për të përballuar rrogën e Ronaldos, dhe nëse trajneri Ksavi Hernandez do ta donte në ekip.

Sfidanti.al