Një lehtësim për Paris SG erdhi pas vizitës së shpejtë mjekësore për yllin kryesor të skuadrës. Kilian Mbape vërtet është i dëmtuar në prag të sfidës vendimtare të Championsit ndaj Realit, por ekziston mundësia që ai të luajë në “Santiago Bernabeu”. Ai nuk ka thyerje në shputën e këmbës që ia shkeli Geje në stërvitje, por lëndim ka. Nuk dihet nëse Mbapeja do të marrë veten për 2 ditë kohë, ndërsa ndeshja luhet nesër në Madrid. Sesa i rëndësishëm është kampioni i botës për Paris SG kjo u duk në fitoren 1-0 ndaj Realit në “Parkun e Princave”, si dhe në humbjen 0-1 në fushën e Nisës ku ai nuk luajti për shkak pezullimi. Mediat franceze thonë se Mbapeja duhet të luajë të mërkurën për vetë rëndësinë e ndeshjes, por kjo nuk është e sigurt, dhe për më tepër në çfarë forme do të jetë kampioni 23-vjeçar?!
Sfidanti.al