Presidenti i Barcelonës është tepër i lumtur me ndryshimin e skuadrës këta muaj, dhe sidomos e vlerëson trajnerin e ri për ndikimin në mentalitetin e lojtarëve. Zhoan Laporta po shikon tashmë atë ekip që është mësuar dhe që ka dashur të shohë që kur u bë president dhe meritën për këtë ia jep Ksavi Hernandezit. “Duhej ta kisha bërë më shpejt ndryshimin e Kumanit me Ksavin, – thotë ai, – kur vendosa, i besova intuitës sime dhe Ksavi e ka ndryshuar mentalitetin. Ne po luajmë futbollin siç duhet ta luajë Barcelona dhe tifozët duhet të jenë optimistë”. Laporta dha një intervistë ndërsa u bë 1 vit në detyrë, duke theksuar se momenti më i vështirë ishte largimi i Lionel Mesit.
Sfidanti.al