Në Angli flasin për “luftë civile” tek Mançester Junajtidi!

Faktet (sipas mediave) rreshtohen njëri pas tjetrit. Erik Bejli dëshiron që kapiteni Harri Megajer të ulet në stol sepse nuk e meriton të luajë. Yjet, të cilët nuk janë gjë tjetër përveçse disa djem rreth 20 apo më shumë vjeçarë, tallen pas krahëve të trajnerit të tyre, Ralf Rangnik, për karrierën e pamjaftueshme të teknikut. Ata ngacmojnë njërin nga lojtrët si “qenin e mësuesit”. Markus Rashfordi është një nga 4 lojtarët e shqetësuar për përzgjedhjet e gjermanit, dhe në këtë listë është padyshim edhe Kristiano Ronaldo që nuk pranoi stolin ndaj Sitit dhe u largua në shenjë proteste drejt Portugalisë. Gjithçka duket se po shpërthen për së keqi tek Mançester Junajtidi pas disfatës së rëndë 1-4 në derbin me Sitin (më keq ndoshta se tek PD-ja e Lulzim Bashës). Në fund të fundit, askush nuk ka dëshirë që të humbasë.

Sfidanti.al