Një gol i madh ndaj Urava Red Dajmonds ishte mesazhi që dha sulmuesi francez gjatë kësaj faze përgatitore. Paris SG fitoi 3-0, dhe Kilian Mbape shënoi pas asistit të spanjollit Huan Bernat. Ishte një gol i bukur, “golaso” (golazo), thonë në Spanjë, ndërsa golin e parë e shënoi gjithashtu një spanjoll, Pablo Sarabia. Mbape luajti 58’ dhe u zëvendësua nga Nejmari në kohën që edhe Mesi hyri në fushën e lojës. PSG ka shumë yje, por duket se shtylla e ekipit do të jetë sërish kampioni i botës, edhe pse pritet një Mesi shumë më i mirë sesa i sezonit të kaluar.
Sfidanti.al