Diferenca e djeshme ishte vetëm 6 të mijtat që do të thotë asgjë. Sharl Lëklerk siguroi “pole positionin” në provat zyrtare në Çmimin e Madh të Francës në pistën “Pol Rishar” (Paul Richard), duke lënë prapa për vetëm pak kampionin e botës në Formula 1, Maks Verstapen. Ferrari tregoi sërish se në prova është shumë mirë, dhe shumë rrallë humbet, ndonëse gjatë garës shpesh ka pasur probleme besueshmërie. Një të tillë e pati edhe Karlos Sainzi që do të niset sot nga vendi i fundit pasi ndërroi motorin. Kjo bëri që spanjolli të mos garonte fort, për të luajtur makinën për në garë. Verstapeni i Red Bullit kryeson Botërorin në F1, ndonëse Lëklerku nuk është larg dhe sfida pritet të jetë e fortë deri në fund.
Sfidanti.al