Legjenda e futbollit nuk është se tha fjalë të bukura për skuadrën e Mynihut, por thjesht pohoi se titulli vetvetiu mbetet në Bavari. Pas javës së fundit, kur Bajerni gaboi ndaj Hofenhajmit, Dortmundi mund ta kishte mbërritur në renditje, por ja që gaboi edhe ai, madje edhe kur kryesoi dy herë (2-0, 3-2). “Nuk mund të dalësh kështu kampion, – tha Lotar Mateusi, – kështu që do të jetë Bajerni sërish. Dortmundi nuk i pranon dhuratat dhe kjo është e pabesueshme. Dortmundi duhet të ketë eksperiencën e duhur për të kaluar ndeshje të tilla.
Sfidanti.al