E vërteta është se portierët janë lojtarët më të mirë në fushë për ekipet që luajnë kundër Interit. Gjithsesi, loja sulmuese dhe rastet e shumta nuk mjaftojnë që Simone Inzagi të jetë i qetë në punën e tij. Ecuria në Serinë A është e tmerrshme dhe trajneri zikaltër rrezikon postin. Vetëm dy gola në 5 ndeshje, me vetëm njërin nga loja. Sipas mediave italiane, Inzagi mund të shkarkohet menjëherë nëse Interi eliminohet nga Benfika, ndërsa në rast kualifikimi do të vazhdojë në stol, por nuk dihet se deri kur.
Sfidanti.al