Puna e Murinjos po duket dhe pas humbjes në Europë erdhi fitorja në Itali. Nuk ishte pak, një 3-0 ndaj Udinezes në stadiumin “Olimpiko” me ekipin kryeqytetas që u ngjit i sigurt në vendin e tretë të renditjes, pas Napolit dhe Lacios. Eduardo Bove, Lorenco Pelegrini dhe Tami Abraham ishin autorët e golave, me sulmuesin anglez që e kaloi shpejt dëmtimin e pësuar në Holandë në Ligën e Europës. Të dyja skuadrat humbën nga një penallti, ndërsa Paulo Dibala mungoi për shkak lëndimi. Marash Kumbulla këtë herë ishte në stol gjatë gjithë kohës, ndërsa Roma ka 56 pikë ndaj 53 të Milanit e 51 të Interit, me Atalantën që ende nuk e ka luajtur ende ndeshjen e kësaj jave.
Sfidanti.al